Këshilltarët komunal të Gjakovës, ndoshta në mbledhjen e fundit në këtë përbërje, pasi që po vijnë zgjedhjet e reja lokale të 3 nëntorit, të premten shqyrtuan dhe miratuan draftbuxhetin e Komunës së Gjakovës për vitet 2014-2016.
Ky draftbuxhet në detaje është paraqitur nga Qazim Mehmeti, drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa I cili tha se buxheti prej 18 milion e 623 mijë eurove është më I ulët për gati 390 mijë euro se sa vitin 2013 pasi që është përcaktuar në bazë të regjistrimit të fundit të popullsisë ku Gjakova ka mbi 94 mijë e 500 banor.
“Draftbuxheti është I orientuar kah zhvillimi I përgjithshëm ekonomik I komunës duke vënë prioritete në investimet kapitale, infrastrukturë, arsim, bujqësi, kulturë e tj”, tha Mehmeti.
Draftbuxheti u miratua me 31 vota “Pro”, 7 “Kundër” dhe 2 “Abstenime”.
Ndërkaq, nga zyrtarët e Drejtorisë së Urbanizmit dhe të Mbrojtjes së Mjedisit është prezantuar plani rregullues urban “Çarshia e Vogël, ana perëndimore”, ndërkohë është miratuar edhe Statuti I Ansamblit Muzikor të Komunës së Gjakovës.
Me kërkesën e Qeverisë së Kosovës, këshilltarët Komunal të Gjakovës miratuan kërkesën që pjesa e trasesë elektrike Kosovë- Shqipëri që kalon nëpër komunën e Gjakovës, të shpallet e interesit të posaçëm.