Këtë javë me lajme të mira nga KF Vëllaznimi!
Më në fund për tifozerinë “Kuq e Zi” po vijnë ditë të mira. Këtë javë pritet të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi me aksionarin e ri që vjen nga Gjermania e I cili do ta menaxhoi klubin e futbollit Vëllaznimi., njohton Gjakovapress Aksionari ri me përvojë të gjatë të menaxhimit me klubet sportive në Gjermani ka synim afatgjatë dhe krijimin e një klubi stabil. Gjithçka do të bëhet e ditur pas takimit të parë që përfaqësuesit e Kompanisë gjermane do ta kenë me kryetarin e komunës Ardian Gjini. KF Vëllaznimi është në rrugë të shndërrimit nga OJQ në Shoqëri Aksionare, ndërsa stadiumi është pjesë e Kuvendit Komunal, prandaj gjithë ky proces do të bëhet në bashkëveprim me Komunën.
Në ndërkohë menaxheri i klubit, Besnik Gojani ka vënë kontaktet e para me ish futbollistët e Vëllaznimit që kampionatin e shkuar kanë luajtur në skuadrat tjera.
“Aksionari ri ka planet e veta për organizimin dhe përforcimet e klubit, por ka kërkuar që prioritet ti jepet futbollistëve cilësor vendor, prandaj unë po bisedojë me ta”, ka thënë të martën Gojani për Gjakovapress..
Sot, janë hedhur edhe sasitë e para të betonit në themelet e tribunave të Stadiumit të ri. Këto janë dy lajme të shkëlqyera që një kohë të gjatë i kanë pritur adhuruesit e futbollit në Gjakovë.