Monday, December 30, 2024
Sporti

KF Vëllaznimi-KF Drenasi 1:1, i dalin nga dora 2 pikë!

KF Vëllaznimi me një përbërje të re të futbollistëve e ka hapur stinorin pranveror me barazim në lojë me KF Drenasi. Gjatë 90 minutave u tregua futboll cilësor dhe pati raste të shumta shënimi. Mysafirët me përforcime të shumta në këtë edicion,  u treguan ekip cilësor, por nikoqirët “Kuq e zi” sot ishin më afër fitores falë lojës së mirë dhe angazhuese. Të parët avancuan Drenasi ndërsa Vëllaznimi barazoi nga penaltia permes Donati Tomes.

Mosakordinimi i penaltisë në favor të Vëllaznimit në pjesën e dytë, kur të gjithë e panë ndërhyrjen e palejuar në 16 metërsh pos referit kryesor Vigan Iberdemaj dhe anësorit që ishte pranë aksionit,  si  dhe nxjerrja nga loja me karton të kuq e mbrojtësit Moraes, ishin dy momente vendimtare që ndoshta do ta qonin lojën e gjakovarëve në fitoren e plotë.

Pas këtij barazimi, Vëllaznimi është pozicionuar në vendin e dytë me 22 pikë  në tabalen klasifikuese të Viva fresh Ligës së parë futbolistike të Kosoves, grupi A. Trepca 89 është e para me 30 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *