Kohë pa kohë për KF Vëllaznimin. Me iu gëzu statusit në Ligë të parë, kjo ndodhi sot! Kur u ndërpre kampionati për shkak të Covid 19, Vëllaznimi ishte në fund të tabeles dhe ekzistonte droja se mundë ta humbte edhe këtë status. Por, sipas vendimeve të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, KF Vëllaznimi mbetet në Ligën e parë. Edhe kjo i ka gëzuar adhuruesit e flaktë të Vëllaznimit!!!
“Pas Vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Udhëzimeve të IKSHP-së janë lejuar garat vetëm në Ipko Superligë, ndërsa për ligat tjera mori vendim që të mos zhvillohen garat dhe rezultatet do të merren sipas tabelës aktuale para fillimit të pandemisë, por edhe duke ruajtur edhe mundin e secilit klub. Kështu që, nga Superliga largohen 4 skuadra dhe i bashkëngjitën Ligës së parë, derisa Superligës do t’i bashkëngjitën dy skuadra – KF”Besa” që ndodhet në vendin e parë në tabelë dhe KF ”Arbëria” që ndodhet në pozitën e dytë dhe nga Liga e Parë nuk largohet asnjë skuadër, por i bashkëngjitën KF”Kika dhe KF”A&N” që vijnë nga Liga e dytë dhe që i bie që kjo ligë nga edicioni i ardhshëm do të numërojë 20 skuadra ku është KF Gjakova. Edhe nga Liga e dytë nuk largohet asnjë skuadër, por vetëm dy skuadra e Ligës së tretë do t’i bashkëngjitën kësaj Ligë edhe atë, KF”Dushkaja” e Gjakoves dhe KF”Vjosa” e Shtimes , sikur që edhe nga dy ligat e treta nuk largohet asnjë skuadër. Po ashtu edhe në Ligat e Juniorëve edhe ato të kadetëve garat nuk do të zhvillohen dhe në këto liga as nuk hyjnë e as nuk largohen asnjë skuadër. Të gjitha garat e grup-moshave të reja nuk do të zhvillohen, ” thuhet në vendimin e KE të FFK-së.