KF Vëllaznimi, në 4 ndeshje 8 pikë ndërsa në gjithë kampionatin 2!
Futbolistët t e Vëllaznimit kanë arritur të dielen të shënojnë fitore dhe të arketoi tri pikë të reja, në lojë me KF Rilindja 1974 nga Peja, duke e mposhtur me rezultat minimal 1 me 0. Goli erdhi herët, që në minuten e tretë me golashënues Rrustemaj. Edhe në vazhimd të takimit Vëllaznimi pati disa raste të qindpërqindta shënimi. Mysafirët ishin më të rrezikshëm në pjesëlojen e dytë. Kryetrajneri I Vëllaznimit, Megzon Visoka tha se kjo fitore erdhi në saje të angazhimit të të gjithë futbollistëve të cilët paten një kundërshtar cilësorë.
Takimi filloi me një minut heshtje në nderim të Neshet Daisë, simpatizues I zjarrtë i KF Vëllaznimit dhe donator i klubit për vite të tëra. Familja Daija duke përfshirë edhe të ndjerin Masar Daija mbesin emblem e qytetit të Gjakovës për dashurinë e madhe për klubin e zemres Vëllaznimi.