Klubi i futbollit Vëllaznimi e ka nisur Vitin e ri me problemet e vjetra. Zakonisht në mesin e muajit Janar, gjithmonë kanë nisur përgatitjet për stinorin pranveror, mirëpo këtë herë, gjasat janë tejet të vogla që këto ditë të nisin ushtrimet, pasi problemet financiare ende kanë ngelë të mëdha. Kjo ngecje ka shtuar kërkesën për disa futbollistë që të kërkojnë mjedise të reja. Sipas menaxherit të klubit, Besnik Gojani, gjatë pushimeve mes dy sezonave nuk kanë reshtur përpjekjet për të gjetur zgjidhje dhe për të gjetur aksionar por edhe donatorë të klubit. E vetmja zgjidhje , sipas Gojanit mbetet shndërrimi i klubit nga Organizata Joqeveritare, që është statusi momental, në një Shoqëri aksionare ku do të konkurronin bizneset duke gjetur edhe interesat e veta.
“Tash për tash ka disa të interesuar, ofertat e të cilëve do ti shqyrtojmë në ditët vijuese. Gojani shpreson se deri më 20 janar do të ketë lëvizje në këtë drejtim, prandaj me mirëkuptim ka arrit marrëveshje me futbollistët që po tentojnë të largohen nga klubi, që të presin edhe ndonjë ditë”, ka thënë Gojani.