Viti 2020 për klubin e futbollit Vëllaznimi ka qenë ndër vitet me më së shumti probleme që janë reflektuar edhe në rezultate. Vetëm dy fitoret e fundit në mbyllje të pjesës së pare të kampionatit, me Lirinë dhe Vushtrrinë e kanë shkëputu nga fundi I tabeles. Një situatë e tillë me rezultatet- pozitën në tabelen e këtij rangu garash, dhe gjendjen finaciare, nuk mbahet mend në traditën gati 100 vjecare të klubit.
Që të mos përseritet kjo gjendje edhe sivjet, bordi i klubit me miratim të komunës së Gjakovë dhe donatorëve të Klubit ka vendosur, që për të vazhduar stinorin e dytë të këtij kampionatit dhe për ta percjellur dhe drejtuar në këtë fazë tranzicioni, të ndërmarr masa adekuate. Fillimisht ka emëruar administratorin e ri të përkohëshëm. Ky është Edi Luzha, me profesion gazetar.
Sipas Bordit të klubit, qëllimet e pjesës së mbetur të këtij stinori 2020-2021 janë vazhdimsia e kampionatit në kushte sa më efektive, dhe shoqërimi i klubit deri në pritje të një projekti të ri në perfundim të ketij stinori.