Klubi I hendëbollit për femra, “Vëllaznimi” ishte para shkapërderdhjes, ndërkohë që në mbledhjen e krysisë të mbajtur të enjten në mbrëmje u dhanë shenja pozitiv të organizimit të ri. Drejtor I ri I klubit u emëruar prof. Artan Nimani, drejtues I Kolegjit “Biznesi” në Gjakovë, I cili u zotua se për Vëllaznimin priten ditë më të mira, sepse, sic tha ai, Gjakova ka një traditë të madhe në sport dhe e meriton një mbështetje të gjithanëshme.
Brenda këtij klubi veprojnë tri skuadra të vashave: Senioret të cilat janë në pozitën e fundit në tabelen e superligës së hendëbollit kosovar, kadetet dhe pioneret të cilat janë kampione të Kosovës.