Site icon Gjakovapress

KH Vëllaznimi synon Kupën e hendbollit të Kosovës

Klubi i hendbollit Vëllaznimi pas sukseseve në garat e superligës, neser(e enjte)  ka një përballje të vështirë në garat për Kupën e Kosovës. Prej ores 18.00  në Pallatin e sporteve Shani Nushi,   Vellaznimi do të takohet  me Trepcën e Mitrovicës. Hendbolistët dhe kryesia e klubit kanë ftuar tifozerinë në mbështetje të klubit.

Kështu pritet që neser edhe tifozeritë gjakovare do të krijojnë një atmosferë të vërtetë sportive. Klubi i hendbollit Vëllaznimi në katër ndeshjet e shkuara kampionale, (Drita, Vushtrria, Prizreni dhe Drenica)  ka arritur fitore, anipse është ndër klubet me lojtarë më të rinj.

Exit mobile version