Kitaristi, gjakovar, Lorik Pylla do të përformojë të mërkuren në mbrëmje në kuadër të festivalit Re Muzika që ka filluar mbrëmë në Prishtinë. Pylla sonte do të prezantohet me 7 krijime të autorëve të ndryshëm, disa në bashkëpunime me artistët, baritonin, Shaban Behramaj dhe violinistin Rron Bakalli. Ndër të tjera, sonte si premierë do të intepretohet vepra, Experior nga kompozitori I ri, Ersan Januzi. Festivali Re muzika sivjet ka edicionin e 21 me radhë, ndëkraq do të mbahet deri më 13 prill. Koncerti I Lorik Pyllës mbahet në sallën e kuqe me fillim në ora 20.00. Edicioni i 21-të i festivalit ReMusica, “The Sound of Change”, këtë vit trajton temën e ndryshimeve klimatike dhe bën thirrje për ndërgjegjësim tek publiku për veprim klimatik. E gjithë kjo, është reflektuar në programin e sivjetmë, duke u kujdesur që përmbajtja e tij të orientohet në këtë temë, me fokus në katër elementet e natyrës – Toka, Uji, Ajri dhe Zjarri.