Klubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve “Gjakovë-Bajram Curri” tek Mimoza
Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila te merkuren ka pritur përfaqësues të klubit të shkrimtarëve nga Gjakova dhe Bajram Curri. Shkrimtari nga Tropoja. Lulzim Logu i cili e drejton Klubin e Shkrimtarëve dhe të Artistëve “Gjakovë – Bajram Curri”, tha se kjo është mikëpritja e parë nga një kryetare e një komune.
Klubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve e kanë botuar librin “Antologjia e poetëve të Malësisë së Gjakovës” me autoret Muharrem kurti e Lulzim Logu, të cilët kërkuan që të jetë nën patronatin e kryetares, e njiherit gjithashtu kërkuan që nga Kuvendi Komunal të kenë mbështetje të vazhdueshme për organizimin e mitingut me rastin e 50 vjetorit të themelimit të saj.
Kryetarja Mimoza Kusari Lila falënderoi klubin e shkrimtarëve për vizitën si dhe i ka siguruar ata për mbështetjen e vazhdueshme të Komunës së Gjakovës.