“U jemi mirënjohës rotarianëve që po na krijojnë kushte më të mira në shkollën e re. Mbështetja për shkollën sado e vogël qoftë na inkurajon për rezultate në procesin edukativo arsimor”, ka thënë drejtoresha Kamishi-Zeka.
Fatos Axhemi, sekretar i klubit Rotari Cabrati duke dorëzuar solemnisht këtë donacion tha se distrikti 7280 i Rotary-klubit te Pensilvanisë të SHBA-ve, me përkrahjen e Ruzhdi Bakallit e ka mbështet shkollën fillore “Kelmend Rizvanolli” të Gjakovës dhe i ka hap rrugë bashkëpunimit të mëtejmë me ndihma tjera. Kësaj radhe fjala është për një komplet pajisjesh të rafteve për nevojat e bibliotekës së kësaj shkolle, ndihmë kjo që nga ana e mësimdhënësve dhe nxënësit e kësaj shkolle është vlerësuar si tejet e nevojshme dhe e mirëseardhur.