Monday, December 30, 2024
Lajme

Kohë e vjeljeve dhe bereqetit në ara

Këto ditë të fundit të muajit gusht janë mjaft intensive për bujqit e komunës së Gjakovës të cilët janë në vlugun e punëve për mbledhjen e bereqetit të mbjellur në pranverë, por edhe të përgatitjeve për mbjelljet vjeshtore. Dy ditë me shi kanë shërbyer për një pushim të shkurtër dhe padyshim të këndshëm për fermerët, për faktin se sasitë e reshjeve të shiut kanë qenë shumë të mirëseardhura për kulturat bujqësore, të cilat ishin të etura nga vapa e gushtit. Rreth një mijë hektarë sipërfaqe e mbjellur me perime këtyre ditëve është e gjallëruar nga fermerët të cilët, siç është tradita  familjarisht janë të angazhuar  nga mëngjesi e deri në mbrëmje në grumbullimin e perimeve. Nga kjo punë e dobishme, shumë familje sigurojnë ekzistencën e vet. sa i takon çmimit në treg, ai aktualisht, në një masë të caktuar mbulon shpenzimet e bëra për prodhimin e perimeve.

vreshtaRrushi dhe mollët kanë filluar gjithashtu të grumbullohen me kujdes të shtuar anipse në sipërfaqe të vogla, 60 hektarë vreshta dhe  70 hektarë plantacione të mollëve. Rrushi i varieteteve të verës kryesisht i dorëzohet tregut vendor dhe përpunuesve individual të verës dhe rakisë, kurse mollët kanë filluar të dalin në tregun gjakovar.