Tuesday, November 5, 2024
Lajme

Komuna e Gjakovës kthehet në zonën e verdhë!

Me 22 rastet e fundit me Covid 19, që janë regjistruar nga IKSHPK gjatë 24 orëve të fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve në komunën e Gjakovës ka arritur në 2 mijë e 306. Të shëruar janë gjithsejtë 2 mijë e 21 pacientë ku hyjnë edhe 20 të shëruarit e fundit. Ndërsa aktiv janë 188 raste. Numri i rasteve fatale nga Covid-19 ka arritur në 97.

Numri në rritje i të infektuarve brenda javës së shkuar ka bërë që komuna e Gjakovës nga zona e gjelbër të kthehet sërish në zonën e verdhë, me rrezik të mesëm (prej 76-150 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda javës).

Ditëve të fundit ka filluar të rritet edhe numri i bashkëqytetarëve që po kërkojnë ndihmën mjekësore në institucionet shëndetësore. Në Spitalin e përgjithshëm Isa Grezda të premten si të dyshuar me Covid-19, po trajtohen 52 pacientë që është për 9 pacientë numri më i lartë se sa një ditë më parë. Prej tyre 23 po trajtohen me oksigjeno-terapi, dhe një me respirator. Siç bëhet e ditur nga raporti i sotëm i Spitalit Isa Grezda, nga të trajtuarit, 25 pacient janë të konfirmuar pozitiv, 15 negativ, ndërkaq 12 prej tyre janë të pakonfirmuar. Aktualisht nga stafi shëndetësor një infermier është  i konfirmuar me Covid-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *