Komuna kërkon falje për telashet me borën
Krahas urimeve për vitin e ri, telashet me borën dhe akullin kanë qenë temat më të shpeshta të bisedave gjakovare. Komuna e ka hetuar këtë shqetësim dhe ka kërkuar falje për këto vështirësi, prandaj nga 2 janari ka filluar pastrimin e borës me një dinamikë të shtuar.
Komuna e Gjakovës për menaxhimin e situatës së rrugëve ka pasur dy kompani të kontraktuara për pastrimin e rrugëve, kompaninë “Çabrati” për rrugët brenda qytetit dhe kompaninë “Lekaj” për pjesët e rrugëve në zonat rurale. Kompania “Lekaj” ka pasur edhe kompani tjera të nënkontraktuara për katër rajonet e komunës së Gjakovës.
“Përderisa rrugët në rajonet rurale dhe rrugët magjistrale kanë qenë të pastruara më shpejtë, është vërejtur ngecje e dukshme nga kompania “Çabrati” për rrugët në pjesët brenda qytetit, “thuhet në komunikaten e Kuvendit Komunal.
Me tutje thuhet se: Drejtorët dhe stafi i tyre përcjellës nga dita e premte janë në terren dhe po mbikqyrin situatën dhe punën e kompanive nga afër, në mënyrë që qytetarëve të Komunës së Gjakovës t’ju sigurohet një qarkullim sa më i lehtë gjatë preiudhës së dimrit, e sidomos gjatë ditëve në vijim mos të përballemi më me situate të tilla. Aksionit, ju kanë bashkangjitur kompanit Balaj dhe Podrimja të cilat këtë shërbim po e realizojnë në baza vullnetare, kurse rregullimin e komunikacionit dhe parkingjeve është duke i menaxhuar Policia e Kosovës. Heqja e borës është organizuar në tri pjesësët kryesore të qytetit: Çarshia e Vjetër, Qendra e Qytetit dhe Blloku i ri,” thuhet mes tjerash në kumtesen e Komunës së Gjakovës.