Ikona e muzikës gjakovare dhe gjithëshqiptare Shkelzen Jetishi-Xeni dhe artist i madh nga Shqipëria, Kastriot Tusha edhe këtë radhë janë bërë bashkë për të sjellë në Gjakovë perlat shkodrane në koncertin e madh që do të mbahet me 1 Mars në Pallatin e Kulturës Asim Vokshi. Vite më parë ata kishin sjellë me koncerte të veçanta këngët e Isuf Myzyrit, pastaj të Qamilit të Vogël dhe Mustafa Budinës për të arritur tash tek perlat shkodrane të një qyteti që përherë mbetet burim i pashtershëm i muzikës së bukur shqipe e që me shekuj është krijuar në Shkodër.