Koncert i përbashkët i Gjakovës dhe Bazelit
Prej 1 deri me 7 prill në Bazel të Zvicrës po qëndrojnë 34 nxënës të Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova” të Gjakovës. Muzicientët e rinj të kësaj vatre arsimore, do ta prezantojnë shtetin e Kosovës, me ç’rast për adhuruesit e muzikës klasike do të shfaqin dy koncerte.
.Në fakt kjo vizitë realizohet në kuadrin e bashkëpunimit intensiv në shumë fusha në mes të Gjakovës dhe Bazelit, Shkolles së Muzikës “Prenk Jakova” nga Gjakova dhe Shkollës së Muzikës Binningen-Bottmingen. Është fjala për një koncert të Korit të madh dhe i Orkestrës së Shkollave të Muzikës së Binningen-Bottmingen, dhe të Gjakovës, bëhet e ditur në një njoftim të shoqatës “GjakovaBasel”.
Koncerti mbahet ditën e enjte, 6 prill 2017, Ora 19.00. Salla në Kronenmatt, Binningen (Bazel) Kori dhe Orkestra e Shkollës së Muzikës së Gjakovës dhe Orkestra e Shkollës së Muzikës së Binningen-Bottmingen prezantojnë dhe ekzekutojnë vepra nga muzika klasike dhe Pop muzika. Drejtues: Pëllumb Vula dhe Astrit Pallaska, Gjakovë dhe Christian Reichert, Binningen-Bottmingen.
Pos kësaj kjo vizitë do të shfrytëzohet për prova të përbashkëta si në nivel të korit, e poashtu të orkestrës, me nxënësit e Shkollës së Muzikës “Biningen Botmingen, të Bazelit, duke qenë se në Zvicërr do të qëndrojnë 17 anëtarë të korit dhe 17 anëtarë të orkestrës. Ndryshe, vizita e nxënësve të Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova” nga Gjakova në Zvicër realizohet me ndërmjetësimin e qiftit zviceran Dorotea dhe Gjorgj Frankhauser