Friday, April 4, 2025
Kulturë

Koncert i suksesshëm i Korit dhe Klasës kamertale

Kori dhe Klasa kamertale e shkollës së muzikës Prenk Jakova të shtunën mbrëma shfaqi koncert ku interpretoi 12  vepra të kompozitorëve të njohur. Dirigjent ishin Hajrulla Syla dhe Eranda Meka. Instrumentistët e talentuar të kësaj shkolle  dëshmuan për aftësimet e tyre gjatë shkollimit në këtë vatër muzike. Ishin në piano: Triumf Arllati, Dafina Kërleshi, Poema Zhaveli dhe  Diona Ymeraga, në klarinetë Artin Fazlija, Dion Musa, Alket kika, në violë Hana Hana dhe Entela Qarkagjija, në çelo Endrit berisha dhe Donjeta Cermjani, në flautë Ela Mullakadria dhe Ëmbla Dana.

Një atmosferë të këndshme artistike krijoi Kori i shkollës i përgatitur  dhe dirigjuar nga dirigjenti Hajrullah Syla. Padyshim se tingujt e krijuesve shqiptarë u pritën më ngrohtë, siç ishte rasti me dy përpunimet e harmonizimet e këngëve popullore për formacione vokalo korale të Vinçenc Gjinit,” Hijet” me sopranon Anita Kërhani dhe “Blegëron delja në mal” me dirigjimin e nxënëses së kësaj shkolle Eranda Meka.

Marrë në tersi koncerti i së shtunës mbrëma ishte i suksesshëm dhe  kënaqi adhuruesit e muzikës klasike që kishin mbushur holin e shkollës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *