Friday, August 30, 2024
Lajme

Koncert me rastin e Ditës së çlirimit të Gjakovës dhe mbajtjes së mbledhjes së dy qeverive

Komuna e Gjakovës, përveç përgatitjeve për shënimin e ditës së çlirimit  është duke bërë përgatitjet e duhura për mbledhjen mes dy qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, që do të mbahet të mërkurën më 14 qershor. Takimi do të mbahet në një nga sallat e  objektit  të Bibliotekës Publike “Ibrahim Rugova”. Në këtë të fundit  tashmë janë duke u  bërë përgatitjet e nevojshme për pritjen e anëtarëve të dy qeverive.

Këtij takimi do ti paraprijë një koncert i ansamblit Shota dhe këngëtarëve nga Shqipërisë, që të martën(nesër)  një ditë para takimit, do të mbahet në Pallatin e Kulturës, “Asim Vokshi”, me fillim në ora 19.00.  Ky koncert do të jepet me rastin e mbledhjes së përbashkët në mes dy qeverive. Koncert me këngë dhe valle shqipe. Performojnë Irma Libohova, Lambert Jorganxhi, Riza Bytyçi, Selami Kolonja, Kori Okarina, Samir Krasniqi dhe grupi i valleve i AKKV Shota.

Agjenda parashikon mbërritjen e delegacionit shqiptar rreth orës 11:00. Gjysmë ore më vonë parashikohet nisja e mbledhjes së përbashkët të qeverive dhe në përfundim nënshkrimi i disa marrëveshjeve ndërqeveritare.

Në orën 13:15 minuta është parashikuar konferenca e përbashkët për shtyp e Albin Kurtit dhe Edi Rames dhe më pas homazhe te lapidari i dëshmorëve të Gjakovës.

Pasdite  pritet të mbahet  një aktivitet mes kryetarëve të komunave kufitare të Kosovës me kryebashkiakët e qyteteve kufitare shqiptare. Qëllimi është thellimi i bashkëpunimit ndërkufitar.

Ndryshe më 14 Qershor në Komunën e Gjakovës janë parashikuar shumë veprimtari. Ja edhe agjenda e aktiviteteve:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *