Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Koncert recital i pianistes Yllka Shyti

Yllka Shyti është vajza e talentuar në piano, që të hënën në mbrëmje, në  sallën koncertale të shkollës së muzikës Prenk Jakova, shfaqi  koncertin recital përmbyllës për provimin e klasës së njëmbëdhjetë tek prof.  Nezahate Shala dhe me këtë rast mori duartrokitje të ngrohta për interpretimet e shkëlqyeshme.

Yllka Shyti në piano   interpretoi  pjesë nga kompozitoret e njohur botëror : J.S.Bach, M.Moszkowski, W.A.Mozart, F.Chopin, Bashkim Shehu.

Mysafirë në koncert ishin  Etnika Beqrama e cila e shoqëroi në interpretim në flautë dhe dueti  Yllnor Kurti e Edonjeta Hajdari të cilët interpretuan këngën “Kur jemi bashkë ne të dy”.

Yllka, që deri më tash është prezantuar me sukses në gara të ndryshme në nivel vendi dhe ndërkombëtare, është ndjerë e lumtur pasi prezantimet e saja janë mirëpritur nga artdashësit,ndërsa për arritjet e saja ka falënderuar prindërit e saj, prof. Nezahate Shala dhe shkollën e muzikës.(gjakovapress.info)