Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Koncert solistik i baritonit Yllnor Kurti

Në sallën koncertale të shkollës së  muzikës “Prenk Jakova”, të premten në mbremje  u shfaq koncerti solistik i Yllnor Kurtit- bariton. Me këtë rast Kurti, që është në klasën e profesorit Adhurim Grezda, i shoqëruar në piano nga profesor Besim Qorri,  interpretoi vepra të krijuesve të shquar botëror, Anton Francesco Tebnaglia, Belini, handel, Moxart e tjerë. Mysafir ishin dueti Qëndresa Basha,  në flaut e Yllzim Bytyqi në fagot,  solistja  Edonjeta Hajdari dhe në saksofon Fisnik Kurti.

Edhe me këtë rast doli në pah zëri dhe talenti i madh interpretues  i Yllnorit që ka përfunduar me sukses shkollën e mesme të muzikës. Për momentet e këndshme artistike që solli Yllnor Kurti në koncertin e tij solistik, në fund  mori duatrokitje të ngrohtë nga publiku.