Në sallën koncertale të shkollës së muzikës “Prenk Jakova”, të premten në mbremje u shfaq koncerti solistik i Yllnor Kurtit- bariton. Me këtë rast Kurti, që është në klasën e profesorit Adhurim Grezda, i shoqëruar në piano nga profesor Besim Qorri, interpretoi vepra të krijuesve të shquar botëror, Anton Francesco Tebnaglia, Belini, handel, Moxart e tjerë. Mysafir ishin dueti Qëndresa Basha, në flaut e Yllzim Bytyqi në fagot, solistja Edonjeta Hajdari dhe në saksofon Fisnik Kurti.
Edhe me këtë rast doli në pah zëri dhe talenti i madh interpretues i Yllnorit që ka përfunduar me sukses shkollën e mesme të muzikës. Për momentet e këndshme artistike që solli Yllnor Kurti në koncertin e tij solistik, në fund mori duatrokitje të ngrohtë nga publiku.