Trupa artistike e teatrit Andon Zako Cajupi të Korces të enjten në mbrëmje do të prezantohet para publikut artdashes të Gjakoves me shfaqjen e regjisorit gjakovar Ilir Bokshi me titulll “Një kafkë në Konomara” të autorit, Martin McDonagh. Interpretojnë aktorët e shquar Martin Orhanasi, Ylber Bardhi, Zamira Kita dhe Sotiraq Bratko.Një kafkë në Konemara” trajton jetesën në një provincë ku dominon injoranca dhe mungesa e shpresës. Zymtësia, ligësia dhe varfëria bën që personazhet të jetojnë panikun, vrasjet , zhvarrosjet dhe vdekjet dhe kjo i mbush me urrejtje dhe i bën ata që të mos e kuptojnë të mirën dhe të bukurën dhe të mos luftojnë për të. Nëse nuk ke mirësi brenda vetes nuk ke si t’u falesh të tjerëve… Kështu jeta jote shkon drejt fundit pa kuptuar sa e bukur është ajo !
Bokshi të thuash është specializuar për veprat e Mc Donaghut, dhe ka krijuar stilin vetanak , atë Bokshian. Kete shfaqje e kemi percjelle ne skenen e Korces. Është dramë e një lëmshi dhe një jete të përzier mes vdekjes së pakuptimtë, varrit, eshtrave të njeriut që nuk ka asnjë lloj peshe për të gjallët, ose është lëmsh i paturpësisë kohore, kur të gjallët jetojnë nga djersa e të vdekurve, kur gjaku shndërrohet në ngjyra lotarie, fundja, ishte lëmsh i amoralitetit kohor.
Regjisori do përdor detaje filmike ose sendërton dramën e autorit nga perspektiva filmike brenda një skenografie të mirë-organizuar. Varret e ngritura mbi podium i përdor për shkak të nevojës, pa improvizime, pastaj, Kisha do ngelet si dëshmi reale për njeriun para Zotit dhe vetvetes. Ndërkohë, shtëpia dhe detaje tjera shtesë që do të përdoren ishin laborator manovrues në raport me këtë përzierje jetësore (aty pihet e hahet, aty janë dhe të vdekurit), pastaj, dritaret e vogla që do të përdoren për ndonjë batutë, shfaqjen do e mbushin me dromca estetike, ose tavolina, karriget, dyert në ngjyra, pastaj kostumet me ngjyra si dhe muzika që ishte gjetje e pakapërcyer e identitetit të shfaqjes.(gjakovapress.info)