Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë po dëshmohet me punën përkushtuese në përgatitjen e programeve të larmishme artistike të korit dhe orkestrës duke kontribuar në begatimin e jetës muzikore jo vetëm në Gjakovë. Me programet artistike po I madhështon edhe festat tona. Kështu ishte edhe të mërkurën në mbrëmje ku për nder të 28 Nëntorit, Festës së Flamurit, kori dhe orkestra e shkollës shfaqi koncert tematik “101 VITE KËNGË, HIMNE DHE MARSHE PATRIOTIKE”, me ç’rast u interpretuan pjesë të karakterit patriotik, nga kompozitorët shqiptarë.
Interpretimi I shkëlqyer I Korit dhe Orkestrës së shkollës së muzikës “Prenk Jakova’ u duartrokit nga adhuruesit e muzikës që kishin mbushur sallën. Programi artistik tematik I Korit dhe Orkestrës u shoqërua edhe me videospote që shfaqeshin në skenën e shkollës e që shumë mirë ndërlidheshin me emocionet që sillte interpretimi i këngëve.