Kori i “Prenk Jakovës” vitin tjetër në SHBA
Në shkollën e muzikës Prenk Jakova të Gjakovës falë punës përkushtuese të pedagogëve dhe vet nxënësve po arrihen rezultate të mira që kanë tejkaluar edhe kufijtë e vendit tonë. Nxënësit individualisht në gara të ndryshme, por në veçanti Kori dhe Orkestra e kësaj shkolle me programet e veta po shënon suksese të vazhdueshme. Kohë më parë këtë e dëshmuan edhe në Bazel të Zvicrës në festivalin ballkanik ku u prezantua Kori dhe Orkestra me programe të përbashkëta dhe me shfaqjen e mjuziklit të parë shqiptarë “Arjeta dhe Gëzimi” , mjuzikël ky I përgatitur në skenën e shkollës Prenk Jakova.
Korit të shkollës , falë sukseseve të arritura deri me tash , po i vijnë edhe ftesa tjera për pjesëmarrje në manifestime të ndryshme anekënd botës. Kjo dëshmon për një përmbyllje të suksesshme të vitit me plot aktivitete që ka kulmuar me suksesin në Zvicer. Edhe vitin tjetër koristët gjakovarë me udhëheqësin e korit Kastriot Sada I prêt një udhëtim I gjatë. Do të shkojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Drejtori I shkollës Kastriot Sada konfirmon ftesën e bërë për muajin korrik apo gusht të vitit të ardhshëm
“Është ky edhe një verifikim i punës profesionale që bëhet në shkollën tonë. Kori në korrik apo gusht të 2014-tes do të jenë mysafir të qytetit të IOWES në SHBA, në qytetin Muscatine, i cili po ndihmon shumë për këtë udhëtim bashkë me profesoreshën Lori Schmidt Frey Carroll. Atje isha 4 vite me radhë (studimeve verore pasdiplomike ne IOËA-ku pata fituar burse për specializimin ne aplikimin e solfezhit ne këndimin koral,ne Drake University/Des Moines-Ioëa/ , ku pas kësaj, komuniteti artistik i IOWES -me kanë ftuar që të jem unë drejtues i korit , meqë edhe janë të interesuar të dinë se si e kam aplikuar këtë metodë me nxënësit Kosovarë (meqë është metodë krejtësisht e re për ne). Iniciatorë për tërë këtë është profesoresha Lori Schmidt Frey Carroll, si dhe si ndihmesë për këtë po jep jashtëzakonisht shumë bashkëshorti i saj Paul Carroll. Mbështetje të madhe per specializimet e mija ne Drake University-Ioëa kanë dhënë edhe Prof.Aimee Beckman Collier, Prof.John Armstrong “, tha Sada.
Sada beson se Ministria e Kulturës dhe Qeveria e re komunale do ti gjejë mënyrat më të mira që të ndihmojë udhëtimin në SHBA.