Ky Kor ka veçantinë e vetë sepse është i përbërë i tëri prej djemëve dhe si të tillë kanë këndimin Accapella që do të thotë pa shoqërim instrumental. Në këtë koncert do të jetë mysafir edhe Kori i Shkollës së Mesme të Muzikës “ Prenk Jakova “ Gjakovë me dirigjent Astrit Pallaska.
“Ky koncert do të jetë në vazhdën e bashkëpunimit që ka shkolla jonë me komunitetin zviceran ku si rezultat i këtij bashkëpunimi përpos këtij koncerti që do të shfaqet në Gjakovë dhe në Pejë, i tërë produksioni i mjuzikëllit “ Arjeta & Gëzimi “ do të udhëtoj në Zvicër me datën 17.10.2013 dhe do të qëndrojmë për dy javë ku do të shfaqin shumë koncertet.” thuhet në njohtimin e shkollës së muzikës.