Gjakovapress

Kremtohen Kërshendellat-paqe e dashuri në botë

Besimtarët e besimit të krishterë  sonte kremtojnë festën e Krishtlindjes . “Kërshëndellat”  festohen  çdo vit mes  24 e  25 dhjetorit me shfaqjen e skenës së lindjes së Krishtitpemën e Krishtlindjes, shkëmbimin e dhuratave dhe Kartolinave, familjen e bashkuar dhe dëshirat për  paqe e dashuri në botë. Në Famullin e Gjakovës sikurse në të gjitha familjet katolike janë bërë përgatitje të duhura për ta kremtuar në mënyrë madhështore këtë festë.

Famulltari i Famullisë së Gjakovës, pater Ndue Kajtazi duke qenë mysafir në programin e mëngjesit të Radio Gjakovës ka shpjeguar për historinë e kësaj feste dhe ritet tradicionale të kërshëndellave që siç tha ai sjellin gëzim në të gjitha familjet. Meshat tradicionale do të mbahen në mesnat në qytet e fshatra.

Ndryshe dje pas renovimit të shenjtërores së shen  Ndout dje  u kremtua Mesha e Shenjtë, të cilën e udhëhoqi  Lovro Gavran, ku u bë bekimi i kishës si dhe shtatores të së shenjtës, Nënë Tereza, të cilën e ka punuar  skulptori nga Klina, Butrint Morina. Është e gjitha gur mermeri e gdhendur nga dora e skulptorit e që tashmë gjendet në oborrin e shenjtërores

Exit mobile version