Tuesday, November 5, 2024
AktualeLajme

Kremtohen Krishtlindjet

Krishtlindjet01 bishtazhinBesimtarët katolik po kremtojnë Krishtlindjet. Në të gjitha kishat e komunës së Gjakovës, të enjten në mbrëmje është zhvilluar mesha e shenjtë e lindjes së Krishtit, festë e cila simbolizon lindjen e dritës mbi errësirën dhe lindjen e së mirës mbi të keqen. Në qytetin tonë, mesha qendrore është mbajtur në Kishën e Shën Palit dhe Shën Pjetrit,  ku ishte i pranishëm edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli.

Krishtlindjet01Në natën e Krishtlindjeve, Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila, ka marrë pjesë në meshën e organizuar në Kishën Katolike në Bishtazhin. Duke shprehur urimet më të sinqerta, Kusari – Lila i është adresuar të gjithë besimtarëve të Komunës sonë me dëshirën që kjo festë të jetë një rast i shënuar për të gjithë dhe këto Krishtlindje t’i gëzojmë me respekt dhe dashuri për njëri tjetrin. Festa e krishtlindjes paraqet forcën dhe besimin për ditë më të mira gjithnjë duke marrë shembullin e Krishtit i cili shërben për ngritjen e vlerave njerëzore. Me dëshirën që të gjithë të kenë një festë dinjitoze, Kryetarja Mimoza Kusari – Lila ka uruar që të gjitha lutjet të jenë të pranuara dhe të gjithë bashkë të festojmë gjithnjë me shëndet dhe mirëqenie të plotë. Nga ana tjetër, edhe nënkryetari i Komunës së Gjakovës Ramadan Hoti së bashku me bashkëpunëtorë, kanë marrë pjesë në meshën e shenjtë në kishën e Shën Ndout në Gjakovë.