Kremtohet Fiter Bajrami
Besimtarët Islam po kremtojnë festen e Fiter Bajramit. Namazi i Bajramit është falur në të gjitha xhamitë e komunës së Gjakovës, ndërkaq, manifestimi qendrorë i faljes së Bajramit është mbajtur në orën 6 në xhamin e Hadumit dhe është udhëhequr nga Hafiz Safet Efendi Hoxha.
Me këtë rast ai mbajti një ligjëratë kushtuar vlerave sublime të agjërimit dhe njëkohësisht përcjelli mesazhin e urimit për Bajramin e Madh. Ndryshe, me rastin e Fiter Bajramit, gjatë ditës së sotme në zyrat e Këshillit të Bashkësisë Islame në komunën tonë, prej orës 9 deri në orën 11 u organizua pritje për mysafirë dhe përfaqësues të subjekteve të ndryshme komunale.
Pas faljes së bajramit tradicionalisht vizitohen varrezat e më të dashurve ndërsa pason dreka solemne me ritet tjera të festës që pasurohen për tri ditë me ëmbëlsira dhe vizita tek të afërmit duke këmbyer urime për fat, lumturi e mirëqenie sociale.
“Gjakovapress” u bashkohet urimeve të përgjithshme për një solidaritet me familjet e varfra fat, lumturi dhe mirëqenie.