Friday, March 29, 2024
Lajme

KRU GJAKOVA, hera e gjashtë lidere në Kosovë për performancë të mirë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Gjakova për herë të gjashtë është shpallur kompani lidere e Kosovës në këtë fushë, duke lënë prapa ujësjellësin e Prishtinës dhe të Gjilanit. Kjo u bë e ditur të mërkurën në takimin që  u mbajt në Gjakovë me rastin e  shpalosjes së  raporti vjetor të Autoritetit Rregullator për shërbimet  e Ujit që ka të bëjë me  performancën e kompanive të licencuara të furnizimit me ujësjellës, shërbimeve të ujërave të ndotura dhe furnizimit me shumicë të ujit të patrajtuar. Edhe këtë vit, KRU Gjakova mbajti epitetin e kompanisë më të suksesshme në furnizim, cilësi dhe shërbime në Kosovë. Fatos Koshi kryesues i Bordit të KRU Gjakova fillimisht prezantoi angazhimet e gjithëmbarshme që kanë sjellur këtë sukses ndërsa ka përmendur vizionin që ka KRU Gjakova me investime të reja. Kryeshefi ekzekutiv i KRU Gjakova Ismet Ahmeti, pasi shprehu gëzimin për epitetin e ndarë nga ARRU si kompani lidere për vitin e gjashtë me radhë, tha se kjo është arritur me angazhimin e gjithë punonjësve por edhe mbështetjes së Qeverisë së Kosovës dhe shtetit Zviceran dhe Gjerman.

Ahmeti ka përmendurprojektet madhore kapitale që janë realizuar me ngritjen e kapaciteteve prodhuese të ujit të pijes, zgjerimin e rrjetit në të gjitha fshatrat e Rekes së keqe dhe impiantin e ujërave të zeza.

Tabela nga raporti  i ARRU , prezantuar sot ,për suksesin e KRU Gjakova në vitin 2018

KRU Gjakova  epitetin e kompanisë lidere e ka marrë falë performances në furnizim të bollshëm e cilësorë me ujë të pijes, por edhe të ecurive pozitive financiare, zvogëlim të borxheve dhe arkëtim më të madh. Këtë e ka deklaruar Kastriot Zhaveli, drejtori financiar.

Të themi se  roli i  autoritetit Rregullativ të shërbimeve të ujit të Kosovës  është që të rregulloi  shërbimet e  ujit në mënyrë efektive dhe transparente në pajtim me praktikat e mira Evropiane të cilat sigurojnë që ofruesit e shërbimeve të ujit të japin shërbime kualitative, të qëndrueshme dhe me çmime të përballueshme në tërë Kosovën, duke pasur parasysh ruajtjen e mjedisit dhe mbrojtjen e shëndetit publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *