Pas realizimit të projekteve të mëdha, sic ishte furnizimi me ujë të pijes i fshatrave të Rekës së keqe, gati finalizimit të Impiantit të ujërave të ndotura e projekte tjera, në tri vitet e ardhshme Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, që tash e 7 vjet është lidere në vend, do të implementoi projektin më kapital të saj në vlerën 35.6 milion euro që ka të bëjë me ndërrimin e tërësishëm të gypave të azbestit, vendosjes së orëmatësve digjital të shpenzimit të ujit të pijes si dhe ndërtimit të pusetave. “Ky është lajmi më i gëzuar për festat e fundvitit”, ka deklaruar Ismet Ahmeti, kryeshef ekzekutiv i KRU Gjakova, i cili ka falënderuar Bankën Evropiane për rindërtim dhe Zhvillim që ka mbështetur këtë projekt të rëndësishëm për rreth 42 mijë konsumator sa ka KRU Gjakova.
Ahmeti ka thënë se vitin 2020 po e mbyllin me suksese falë punës së palodhshme të punëtorëve të kompanisë në furnizimin e pandërprerë me ujë cilësorë dhe falë bashkëpunimit të mirë që kanë me konsumatorët, ndërkohë që Vitin e ri, KRU Gjakova do ta filloi me projektin e ri të ndërrimit të gypave të azbestit, vendosjes së orëmatësve digjital dhe ndërtimit të pusetave të reja në rrjetin e ujësjellësit.