Gjakovapress

KRU “Gjakova” me pamje festive

Tradicionalisht kjo kompani për festat e fundvitit merr pamje festive, por këtë vit dallon nga të tjerat vite edhe për faktin se ka marrë emrin e ri, KRU “Gjakova”. Këtyre mbrëmjeve para festive të fundvitit çdo kalimtari I bie në sy ndriçimi atraktiv. Edhe fotografi I shquar Shkelzen Rexha me syrin e tij artistik ka pikasur këtë dekor fantastik.

Zyrtarë nga kompania kanë thënë që këtë vit për dallim nga vitet e kaluara i kanë dhënë më shumë rëndësi ndriçimit të objektit. “E kemi bërë që të ofrojmë atmosferë sa më festive për festat e fundvitit” ka thënë Kaltrina Rudi, zëdhënëse e kësaj kompanie.

Por KRU “Gjakova”, siç njofton “Express” nuk e ndriçoi vetëm objektin e saj, Kompania u përkujdes edhe për një pjesë të qytetit për të cilën i ndau Kuvendit Komunal të Gjakovës afër 3.000 euro.

 

Exit mobile version