Friday, March 22, 2024
LajmeLajmet e shpejta

KRU Gjakova në Diten boterore të ujit

Sot shënohet 22 marsi, Dita Botërore e Ujit, në të cilën, për fat të keq, shumë vende po përballen me mungesë të madhe të ujit dhe pamundësinë për t’i përmbushur nevojat kryesore të njeriut.  Kriza e ujit po vazhdon të jetë një fenomen shqetësues për popullsinë në mbarë rruzullin tokësor, të cilët po përjetojnë kohë të vështira, në pamundësi për të pasur ujë të mjaftueshëm.Sipas një hulumtimi, deri në vitin 2025 dy të tretat e popullsisë botërore do të jenë të goditura me kërkesë të madhe për ujë. Përveç kësaj, rreth 1,1 miliard njerëz nuk kanë qasje në ujë për pirje, kurse 2,5 miliard njerëz nuk i kanë të siguruara kushtet elementare higjieniko-shëndetësore.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” shënoi Ditën Botërore të Ujit me një debat me temën “Natyra për Ujin” ku qëllim i tij ishte sensibilizimi i opinionit për rëndësinë e ujit dhe njoftimin e qytetarëve për ndërtimin e Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Zeza. Në këtë debat morën pjesë edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka dhe kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini.

Kryeshefi ekzekutiv i kësaj kompanie, Ismet Ahmeti, njoftoi me punën e mirë që po bëhet me fabrikën e re të përpunimit të ujit që sipas tij nis punën në shtator. Po ashtu, tha se do të nis puna edhe për Impiantin e ujërave të zeza, ndërsa synohet edhe ndërrimi i gypave të ujësjellësit që janë prej azbesti.

“Ne e kemi fabrikën në fazën e fundit dhe në shtator do të fillojë me furnizimin me ujë. Në fazën e dytë do të lidhen më shumë se 200 fshatra”.

“Pas kësaj do të fillojmë më impiantin e ujërave të zeza. Shumë shpejt do të fillojmë edhe me ndërrimin e gypave të azbestit. Më së largu vitin e ardhshëm do të fillojmë me ndërrimin e tyre”, tha ai.

 Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka shprehu përkrahjen për projektet e ardhshme të ujësjellësit “Gjakova”, ndërsa lavdëroi punën e tyre.

“Kjo është dëshmuar edhe në rregullatorin e ujërave. Të gjitha aspektet janë vlerësuar që Ujësjellësi i Gjakovës është vlerësuar”, tha Lluka.

“Jemi duke bërë përpjekje që 100% e qytetarëve të jenë pjesë e kyçjes së ujit të pijshëm. Jemi duke shikuar edhe të ndërrojmë gypat e azbestit. Ajo çka është me rëndësi është që edhe orëmatësit duhet të ndërrohen; është një investim rreth 20 milionë euro për t’u bërë orëmatës digjitalë, sepse orëmatësit aktualë e humbin ujin”, shtoi kreu i MZhE-së.

Kryetari Ardian Gjini tha se Gjakova është e pasur me ujëra, por kërkohet kujdes me mirëmbajtjen. Gjini theksoi mbylljen e projektit të ujësjellësit për fshatrat e Rekës së Keqe, ndërsa shtoi se Komuna do të jetë bashkëpunëtore e ngushtë e KRU “Gjakova”.

Kompania ka avansuar gogja shumë me fabrikën e re për ujë të pijes dhe është avancuar gogja shumë edhe në impiantin. Duhet me u përmend që edhe qeverisja lokale e ka të qartë që do të kemi investime serioze në ujëra”, tha Gjini.

“Kemi biseduar edhe për kyçjen e fshatrave të Rekës së Keqe. Do të fillojë edhe investimi në lumin Krena”, tha ai.

Të pranishëm në debat ishin edhe përfaqësues të konzorciumit Dorsch/CDI, konsulentët e projektit të Trajtimit të ujërave të zeza, Përfaqësues të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe përfaqësues të besimeve fetare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *