Në një të ardhme të afërt, KRU “Gjakova”, pritet të pajiset me një sistem të avancuar kompjuterik, me qëllim që shërbimet ndaj konsumatorëve dhe puna e personelit të kompanisë të jenë në hap me kohën. Që ky sistem i avancuar t’i shërbej qëllimit, KRU “Gjakova”, së shpejti do të filloj me procesin e inventarizimit, përkatësisht përditësimit të të dhënave të konsumatorëve të saj. Në njoftimin e KRU Gjakova thuhet se personeli i cili është i trajnuar me kujdes, do të angazhohet në terren duke vizituar secilin konsumator me qëllim të përditësimit të të dhënave të hollësishme të konsumatorëve si; të dhënat personale, të dhëna mbi ujëmatësin, shërbimet e ofruara, shqetësimet e mundshme të konsumatorëve, etj. Prandaj, KRU “Gjakova” me plot mirëdashësi, lut konsumatorët që të bashkëpunojnë dhe të ndihmojnë personelin në përmbushjen e kësaj detyre.