Monday, March 25, 2024
Lajme

KRU Gjakova u kërkon konsumatorëve të paguajnë borxhet për ujin e shpenzuar!

Duke qenë të vetëdijshëm për rëndësinë e përdorimit të ujit sidomos në këtë periudhë pandemie, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, është duke punuar me të gjitha masat e shtuara operative  për furnizim të pandërprerë  me ujë dhe shërbime cilësore. KRU Gjakova nga konsumatorët ka kërkuar  që të kryejnë pagesat obligative kundrejt ujit të shpenzuar. Në njoftimin e bërë me këtë rast thuhet: “Ftojmë të bëni pagesat për arsye të mos grumbullimit të borxhit, si dhe stabilitetit financiar të kompanisë duke qenë se operojmë si kompani vetëfinancuese dhe pagesat e juaja kontribuojnë drejtë për drejtë në shërbime të cilat ofrojmë dhe efikasitetin e prodhimit”. Më tutje në këtë njoftim  të zyrës  për Shërbime me Konsumatorë, kërkohet  që të respektohen  masat mbrojtëse në kujdesin e shtuar social si dhe vendosjen e maskës kur vizitohen  pikat  e KRU Gjakova  për të kryer shërbime. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *