Gjakovapress

KRU Radoniqi falë borgjet për periudhën deri më 31.12.2008 nëse shlyhen ato pas kësaj periudhe

Radoniqi 1

Me qëllim të zbatimit të Ligjit Mbi Faljen e Borxheve  dhe koordinimit më të mirë të procesit të faljeve të borxheve sipas Udhëzimit Administrativ të nxjerrur nga Qeveria e Kosovës, mbi Procedurat e Faljeve të Borxheve,  Komisioni i formuar në kuadër të KRU ”Radoniqi” sh.a- Gjakovë ka  përpiluar listat e të gjithë personave fizik dhe juridik që mund të përfitojnë nga falja e borxheve për shërbimet e Ujësjellës- Kanalizimit

Radoniqi njofton  konsumatoret  se do të përfitojnë të gjithë personat të cilët kanë borxhe për shërbimet e përfituara  nga kjo kompani  për periudhën deri më 31 dhjetor 2008, të kushtëzuara  me kërkesat  siç i përcakton  Ligji Mbi Faljen e Borxheve si vijon; Që konsumatori të kryej pagesën në tërësi të borxhit për periudhën nga 01 Janar 2009 deri me 31 Dhjetor 2014, ku me  këtë rast , përveç faljes së tërësishme të borxhit për periudhën deri më 31 Dhjetor 2008, do të përfitoj edhe me faljen e gjobave, ndëshkimeve, interesit dhe çdo obligimi tjetër që rrjedh nga mos pagesa me kohë e kryegjësë së borxhit për periudhën 01 janar 2009 deri me 31 dhjetor 2014, ose; Në pamundësi të shlyerjes së tërësishme të borxhit për periudhën në fjalë, konsumatori duhet të lidhë marrëveshje me KRU “Radoniqi” për pagesën e borxheve me këste për

periudhën nga 1 janar 2009 deri me 31 dhjetor 2014.   Marrëveshjet  me konsumatorët – persona fizik sipas Ligjit do të lidhen për 18 këste  brenda afatit prej 3 vitesh nga data e lidhjes se marrëveshjes, ndërsa ,

me konsumatorët – persona juridik marrëveshjet  do të lidhen për 12 këste  brenda afatit prej 2 vitesh nga data e lidhjes së marrëveshjes.

E drejta e përftimit nga falja e borgjeve do të bëhet deri me datë 2 Tetor 2016

Në fund të këtij Njoftimi, Radoniqi fton të gjithë konsumatorët e vet që të paraqiten në Zyrën për Marrëdhënje me Konsumatorë çdo ditë pune duke filluar nga data 5 tetor

Exit mobile version