Gjakovapress

KRU Radoniqi kapacitete të reja për dyfishim të prodhimit

Radoniqi punimet inKompania rajonale e ujësjellësit Radoniqi po planifikon që vitin e ardhshëm të përfundoi një vit para afatit, ndërtimin e Fabrikës së re të prodhimit të ujit-Faza e dytë që do të dyfishoi kapacitetet prodhuese edhe për 500 litra në sekondë. Për të parë nga afër ecurinë e punimeve në ndërtimin e fabrikës së re,  këtë punishte e kanë vizituar përfaqësues të Asociacionit Dorsch-CDI që janë Lider të Ekipit “Programit Mbështetës për Ujë dhe Kanalizim në Zona Rurale në Kosovë Faza e pestë, pastaj përfaqësues të komunës së Gjakovës, Prizrenit dhe të Rahovecit. Me ecurinë e realizimit të këtij projekti shumë të rëndësishëm, mysafirët  i njoftoi Ismet Ahmeti, kryeshef i Ekzekutivit në KRU Radoniqi i cili theksoi se  ky projekt do të kushtoi 6 milion e 300 mijë euro dhe është planifikuar të ndërtohet për tri vjet, por, sipas tij,  dinamika e shpejtuar e punimeve do të bëjë që të kryhet një vit para afatit. Ai ka falënderuar mbështetësit e këtij projekti që ishte planifikuar të ndërtohet para 30 vitesh, por që nuk ishte arritur. Tash kjo vepër po jetësohet, ka thënë Ahmeti duke falënderuar  Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik e cila ka ndarë për këtë vit një milion e 400 mije euro, komuna e Gjakovës ka nënshkruar marrëveshjen që për tre vite të ndajë nga 250 mijë euro, pra 750 mijë euro tërësisht, pastaj  Prizreni 300 mijë euro dhe janë në rrugë të mirë që këtë ta bëjë edhe Rahoveci me 300 mijë euro. KRU Radonqi nga mjetet vetanake do të investoi 500 mijë euro.

Pas kësaj vizite edhe ambientet punuese të Stacionit të Filtrimit, Alan Broën nga asociacioni Dorsch-CDI  u shpreh i impresionuar me punën që po bëhet në KRU “Radoniqi” e mendime të tilla patën edhe përfaqësuesit e të tri komunave,  banorët e  të cilave furnizohen me ujin e pijes cilësorë të Radoniqit.

 

Exit mobile version