Gjakovapress

KRU Radoniqi premton çmim të arsyeshëm  të ujit për 2015

RadoniqiKompania Rajonale e Ujësjellësit Radoniqi të mërkurën  ka mbajtur një dëgjim publik me qytetarët e interesuar lidhur me programin zhvillimor dhe proceset tarifore për vitet 2015 deri në vitin 2017. Kastriot Zhaveli udhëheqës financiar në kompaninë Radoniqi tha se ky debat ka për qëllim bashkëpunimin e ndërsjellë mes kompanisë dhe konsumatorëve duke sjellë furnizim të vazhdueshëm dhe cilësorë me ujë të pijes por njëkohësisht edhe pagesa të rregullta të borxheve për ujin e shpenzuar. Sa i takon tarifave të reja për ujin e pijes, Zhaveli ka thënë se ato do të jen tejet të vogla për një apo dy cent.

Synimi ynë nuk është shtrenjtimi i çmimit të shërbimeve por zgjerimi i gjeografisë së rrjetit në të mirë të furnizimit të qytetarëve me ujë cilësorë të pijes, por njëkohësisht edhe mbledhja e borxheve dhe zvogëlimi i humbjeve të ujit. Duke i arritur këto elemente ne synojmë të realizojmë edhe investime kapitale në të mirë të konsumatorëve për furnizim të pandërprerë me ujë të pijes dhe shërbime në mirëmbajtjen e rrjetit të ujërave të zeza”, tha Zhaveli, duke ftuar konsumatorët për shlyerjen e borxheve.

Aktualisht për një mijë litër ujë të pijes konsumatorët paguajnë 44 cent, ndërkohë që vetëm dy litra ujë i paketuar nëpër dyqanet tona  kushton më shtrenjtë. Ai ka thënë se çmimi i ujit të pijes dhe mirëmbajtjes së ujërave të zeza përcaktohet për nivelin e kostos, pra shpenzimeve që krijohen nga burimi, përpunimi e deri tek rrjedha nëpër krojet tona. Përfaqësuesi i zyrës së Rregullatorit të Kosovës, Vehbi Duraku, theksoi rëndësinë që kanë takimet me qytetarët, sepse sipas tij ne kuptojmë më mirë kërkesat e konsumatorëve dhe prodhuesve të ujit. “ kur i analizojmë detajisht kërkesat e prodhuesve të ujit për ngritje çmimi atëherë vendosim për ndonjë lëvizje. Tash jemi në fazën e bisedave” ka thënë Duraku.

 

Exit mobile version