Friday, March 29, 2024
Lajme

KRU”RADONIQI” PËRMBYLLI ME SUKSES VITIN 2012

Hidrosistemi Radoniqi

 

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Radoniqi” në Gjakovë me 240 të punësuar, vitin 2012 e ka përmbyllur me suksese të reja pune duke ofruar furnizim me ujë cilësorë 24 orë për 230 mijë banorë të Gjakovës, Rahovecit dhe disa fshatrave të Prizrenit dhe duke zvogëluar humbjet e ujit në masën 58.54 %.

 

Ismet Ahmeti, drejtor ekzekutiv i kompanisë rajonale të Ujësjellësit “Radoniqi”, tha se brenda një viti janë arritur rezultate të konsiderueshme në furnizimin e rregullte me ujë cilësorë të pijes, zvogëlim të humbjeve në rrjetin e vjetërsuar për shumë dekada dhe në inkasimin e borxheve nga shfrytëzuesit e ujit të pijes.

Në këtë kontekst ai përmendi investimet e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik në masën 21o mijë euro dhe investimet kapitale vetanake në masën prej 200 mijë eurove për zgjerimin e rrjetit dhe zëvendësimin e rrjetit të azbestit  me tuba të rinj të standardeve evropiane.

“Një punë përkushtuese e të gjithë punëtorëve, organizim dhe disiplinë e punës ka dhënë rezultatet e vitit duke e përmbyllur vitin 2012 me një fitim prej 373 mijë e 588 euro” tha Ahmeti.

Drejtori ekzekutiv  ka prezantuar edhe synimet për vitin e ri 2013, duke theksuar se në mbarëvajtjen dhe zgjerimin e kapaciteteve prodhuese të ujit të pijes dhe rrjetit të ujërave të zeza.

“Do të investohen rreth 22 milion euro, ndërkohë që synim dy vjeçar mbetet ndërtimi i fazës së dytë të stacionit të filtrimit për të prodhuar dyfishin e kapaciteteve aktuale të ujit të pijes në një mijë litra në sekondë” tha ai.

Ndryshe, sipas Ahmetit,  nga fillimi i vitit të ardhshëm do të filloi ndërtimi i kanalit derivues në gjatësi rreth dy kilometra që sjellë ujin e Lumbardhit në liqe e që  kishte  ngelur i pa ndërtuar që nga fillimi i punës  së hidrosistemit. Pastaj do të investohet në ndërrimin e rrjetit të vjetër të ujësjellësit në gjatësi rreth 30 kilometra, që aktualisht  po shkakton humbje.

Një investim kapital, në vlerë prej 18 milion euro Radoniqi në bashkëpunim me bankat ndërkombëtare , qeverinë qendrore dhe Kuvendin komunal të Gjakovës që do të ndajë rreth 10 hektarë sipërfaqe, pritet ta realizoi në ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza.

“Për të menaxhuar me ujin që është edhe jetë është  vështirë aq më shumë në këto kushte kur shumë  qytetarë  kanë  vështirësi  ekonomike, jetojnë  me  ndihma sociale por ka edhe shumë biznese dhe disa  institucione të cilat nuk paguajnë ujin e shpenzuar. Të  orientuar  plotësisht kah konsumatori ,duke  komunikuar me  ta  për  çdo  nevojë  ne  çdo çast për tërë vitin ia kemi dalë që kompania në këtë vit të ketë një sukses shumë të mirë me furnizim të ujit të  qytetarëve  si  dhe  me  një  sukses  të  kënaqshëm  financiar” theksoi Leonard Shehu, kryetar i Bordit të drejtorëve.

Në këtë takim, drejtues të departamenteve përkatëse të kësaj kompanie, Kastriot Zhaveli në planin financiar, Agron Tafarshiku në atë teknik, Saranda Vehapi të administratës dhe Hajdar Grezda nga Bordi,  raportuan për ecuritë financiare, teknike e juridike që e kanë karakterizuar vitin 2012 e që sipas tyre,për dallim nga vitet tjera shënon një progres të dukshëm.(z.v)

 

Kualiteti i ujit

 

Uji  i  prodhuar  vazhdimisht  është  nën kontroll dhe i plotëson  standardet e kërkuara   nga  rregullorja për kualitetin e  ujit të  pijshëm, nga  Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik. Gjatë kësaj  periudhe kemi kontaktuar   me  Institutin e Shëndetit Publik, dega  në  Gjakovë  nga  dhe   posedojmë konfirmimet me shkrim të analizave të ujit për pije të HS Radoniqi se i plotëson kriteret për ujë të pijshëm  dhe  se  analizat  bakteriologjike  dhe  fiziko-kimike  janë NEGATIVE.

Në laboratorin e stacionit të filtrimit bëhen poashtu analizat interne për kontrollin e  kualitetit të ujit ku  analizat fiziko-kimike, dhe atë çdo 2 orë në 24 orë,  pa ndërprerje,  ndërsa ato bakteriologjike  1 herë në 24 orë si dhe marrja e mostrave në rrjetin furnizues  nga pika më e afërta e deri te pika e fundit të rrjetit  furnizues  për analizimet  bakteriologjike  dhe  fiziko  kimike.

 

 

Fakte dhe shifra

 

KRU “Radoniq”-i furnizon me ujë të pijshëm rreth 230.000 banor, me rreth 58.000 m³/ditë

Ne kemi:

Kaptaxhën në lumin Bistrica të Deçanit

Kanalin derivues prej 7 km

Liqenin e Radoniqit si i vetmi burim

Stacionin e filtrave për trajtimin e ujit

15 rezervuare të ujit

10 stacione pompimi

520 km rrjet kryesor

 

Përveç furnizimit me ujë të pijshëm KRU “Radoniqi” bënë shërbime për  Largimin e ujërave të përdorura me:  56 km rrjet kanali dhe 1. 250 puseta