Dushe Lama nga Kryqi Kuq Komunal thotë se edhe gjatë muajit janar janë ndarë ndihma në veshmbathje, ndërsa këtë vit për dallim nga herët tjera nuk ka pasur donacione për lëndë djegëse. Nga vullnetarët e Kryqit të Kuq u janë bërë vizita të rregullta këtyre familjeve nevojtare për të parë nga afër gjendjen e tyre.
“Jo vetëm gjatë vizitave që u bëjmë familjarëve por edhe gjatë pranimit të kërkesave për ndihma, numri është më i vogël. Vështirësitë ekonomike si duket i kanë shtyer të migrojnë”, tha Lama pa precizuar se sa është numri i të migruarve nga lista e Kryqit te Kuq..
Lama apelon tek të gjithë ata bashkëqytetarë që kanë mundësi të ndihmojnë që këtë ta bëjnë çdo ditë në lokalet e kryqit të kuq, ndërkohë që ka lavdëruar iniciativën e gjimnazistëve gjakovar për të organizuar koncert humanitar dhe nga mjetet e grumbulluara të sigurojnë ushqime për familjet e varfra..