Kryqi Kuq i Kosovës, dega në Gjakovë ndau 300 pako higjenike nga UNICEF-i
Kryqi Kuq i Kosovës, dega në Gjakovë ka vazhduar edhe sot me ndarjen e ndihmave për familjet e varfra. Fllanza Bakija Lama, sekretare e kësaj organizate, ka thënë se kërkesat për ndihma janë të mëdha, ndaj po bëjnë përpjekje që ti menjanojnë tollovit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, për të siguruar distancën sociale.
“Kryqi i Kuq ka shperndarë 300 pako higjenike për familjet në nevojë në Gjakovë, Skivjan, Dardani, Koloni, Berkoc, Berjah , Lipovec, Nivokazë dhe Batushë. Këto ndihma janë të dhuruara nga UNICEF. Falenderojmë UNICEF për ndihmat e dhuruara këtyre familjeve, që pos situatës së rënduar nga COVID- 19 e kanë vështirë të sigurojnë gjërat ushqimore dhe higjenike në baza ditore”, ka deklaruar Bakija Lama.
Programi UNICEF ka njohtuar se në Gjakovë sot kemi shpërndarë 300 pako me mjete higjiene familjare tek Kryqi i Kuq, 300 tek Komuna, 80 te Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve. Derisa në Lipjan janë shpërndarë 250 pako tek dega e Kryqit të Kuq dhe 370 te dega e Balkan Sunfloëer.