Kujdes pastertia e ambijentit!
Komuna e Gjakovës si punë të ngutshme këto ditë po e konsideron rregullimin e ambientit dhe largimin e deponive të egra. Këto ditë punonjësit e kompanisë Çabrati kanë punuar në pastrimin e hapësirave gjelbëruese tek shkolla “Yll Morina”, në mes të rrugëve “Anton Qeta”, “Washingtoni” dhe “Migjeni”. Aksioni i pastrimit të ambienteve publike po vazhdon edhe gjatë ditës së sotme.
Komuna apelon tek të gjithë qytetarët që të mbajnë nivelin e pastërtisë në hapësirat publike duke mos hedhur mbeturina në këto hapësira. “Për të gjithë qytetarët e pandërgjegjshëm që do të vazhdojnë të hedhin mbeturina në vende publike, do të pasojnë edhe gjobat ndëshkuese sipas ligjit!” thonë zyrtarët komunal.