Monday, December 30, 2024
AktualeLajme

Kujtohen demonstratat antifashiste të para 70 viteve

Demostratat Anti fashiste

Me organizim të degës së Shoqatës së Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare të Kosovës në Gjakovë në bashkëpunim me Shoqatën e intelektualëve “Jakova”, sot u  mbajt Tryezë përkujtimore kushtuar Demonstratave Antifashiste dhe aksioneve guerile, përkatësisht hyrjes në luftë për çlirim e bashkim kombëtar.

vaide hoxha-180311Vahide Hoxha, kryetare e Shoqatës së  Veteranëve të LANÇ-it të Kosovës tha se 70 vjetori i këtyre demonstratave paraqet një nga ngjarjet e rëndësishme për çlirim nga okupatori fashist, ndërsa Prizreni dhe Gjakova si dy qendra që guximshëm iu kundërvunë terrorit të okupatorit. Zonja Hoxha përshkojë ecurinë dhe rrethanat e demonstratave të  viteve 1941, 42 dhe 43 që i dhanë një goditje të rëndë okupatorit fashist. Në cilësinë e kryetares së Shoqatës zonja Hoxha kujtojë se kjo shoqatë me vëmendje të posaçme po shënon ngjarjet më të rëndësishme të historisë, ndërkohë që një vëmendje e posaçme do ti kushtohet edhe shënimit të 70 vjetorit të Mbajtjes së Konferencës së Bujanit në malësinë e Gjakovës.

vehap shitaVehap Shita, veteran i LANÇ-it duke folë për jehonën e demonstratave të para 70 viteve tha se ato ishin  hyrje në luftë për çlirim e bashkim kombëtar një synim që u arrit më 1999 me kontributin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mbështetjes së NATO_s. Shita tha se edhe para 70 vitesh Lëvizja Antifashiste Nacional Çlirimtare  iu kundërvu okupatorit fashist e motivuar për një çlirim deri në vetëvendosje të Kosovës.

Shita theksoi se …“Demonstratat antifashiste në Gjakovë patën jehon të madhe për masovitetin, mbështetjen e qytetarëve për luftën e drejtë  por edhe për pasojat e mëdha që pasuan me terrorin e madh, vrasjet, djegiet dhe internimet e veprimtarëve të Lëvizjes por edhe të atyre që mbështeten kundërshtimin e okupatorit fashist”.

Në tryezën e sotme të  veteranëve të LANC_it u bë me dije  se në periudhën e ardhshme  do të zhvillohen edhe shumë veprimtari përkujtuese nga koha e Luftës së Dytë Botërore që lidhen me 70 vjetorin e mbajtjes së Konferencës së Bujanit, e njohur me rezolutën për njohjen e të drejtës së popullit shqiptarë të Kosovës për bashkim kombëtarë deri në vetëvendosje.