Saturday, December 28, 2024
AktualeLajme

Kujtohet Beteja e Çabratit

Deshnoret homazheMe organizim të ish Brigadës “137 Gjakova”, të enjten u shënua 16 -vjetori Epopesë së lavdishme të Çabratit, në të cilën për lirinë e Kosovës u flijuan dhjetëra dëshmorë e martirë të kombit. Bëhët fjalë për betejën e vetme në Kosovë e cila është zhvilluar në brëndi të qytetit ku nga një sulm i forcave të mëdha serbe dhe një rrethimi të  hekurt, brigada gjakovare ia doli që pas një lufte e cila zgjati 12 orë, të mposht rrethimin e armikut dhe kundërshtarit ti shkaktoi humbje të mëdha në njerëz dhe makineri.

Komandanti i ish brigadës “137 Gjakova” të UÇK-së, Agron Kryeziu, në valët e Radio Gjakovës ka kujtuar sot  disa nga momentet kur  me luftëtarët gjakovarë luftuan për jetë a vdekje.

“ Në Gjakovë, arritëm nga frontet e luftës që zhvilloheshin gjithë andej Rrafshit të Dukagjinit. Erdhëm në qytetin tonë për të mbrojtur qytetarët, baballarët, nënat, motrat e fëmijët që për çdo ditë vinin lajmet se masakrat nuk kanë të ndalë në këtë qytet”, ka thënë Kryeziu

Në anën tjetër, luftëtari i kësaj brigade, Milot Roka, potencon moralin e lartë të ushtarëve të brigadës gjakovare, të cilët edhepse humbën bashkëluftëtarët dhe u plagosën rëndë, vazhduan misionin e tyre për liri.

Pas plagosjë së komandantit Kryeziu, në krye të Brigadës “137- Gjakova” të UÇK-së, deri në përfundim të luftës erdhi kolonel Avdullah Babalia.

Komandantet Agron Kryeziu dhe Avdulla babalija
Foto arkivi 7 Maj 2013 : Komandantet e Brigades 137 Gjakova, Agron Kryeziu dhe Avdulla Babalija

Në betejën e Çabratit  ranë heroikisht 6 luftëtarë të dalluar të kësaj brigade: Bujar Roka, komandant i kompanisë si dhe  Visar Juniku, Kushtrim Hoxha, Dashmir Krasniqi, Tom Gjokaj dhe Ahmet Gjikoll – i njohur me nofkën “Zhuti”, si dhe luftëtarja dhe poetesha e re Yllka Domi. Në këte betejë  u plagosë rëndë komandanti i brigadës, Agron Kryeziu.

Këshilli organizativ i brigadës 137 Gjakova të prirë nga ish komandanti Agron Kryeziu,  homazhet  i filluan tek lapidari “Shokët e Lirisë për të  vazhduaar tek varrezat e dëshmorëve.

“Ne jemi këtu të nderojmë të gjithë ata që dhanë jetën jetën për lirinë e vendit. Neve na  është shtuar edhe më shumë dhimbja sepse ne sot përkujtojmë edhe   komandantin Babalija”, tha Kryeziu ish Komandant I Brigadës 137 Gjakova.

.Luftëtarët e Brigadës  137 Gjakova, dhe  delegacionet e subjekteve politike më të mëdha të vendit homazhet i përmbyllen  tek varrezat e martirëve në Kodrën e Çabratit.

deshmoret Mimoza 7 maj
Në gjashtëmbëdhjetë vjetorin e luftës së “Epopesë së Çabratit”, kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, së bashku me bashkëpunëtorët komunalë kanë bërë homazhe tek lapidari “Shokët e Lirisë” për të vazhduar më pas në varrezat e qytetit ku prehen ata që me guximin e tyre dhanë dhe jetën, të rënit për lirinë e kombit dhe formimit të shtetit tone, njofton përmes Facebookut Mimoza Kusari – Lila.

Përfaqësuesit e Komunës së Gjakovës, homazhet i kanë vazhduar edhe tek varrezat në Kodrën e Çabratit, aty ku të qetë pushojnë të pavdekshmit e lirisë.

Kryetarja Mimoza Kusari-Lila ka vizituar edhe familjarët e dëshmores Yllka Domi, e cila ndonëse e re në moshë është shquar me inteligjencë, krijimtari letrare dhe sakrificë deri në rënie në altarin e lirisë.

beteja Cabrati dramaNë nderim të brigadës 137 Gjakova e UÇK-së,  është shfaqur drama “Beteja e Pambaruar”  e cila përshkruan në mënyrë artistike sfidat me të cilat përballet invalidi në jetën e përditshme të pas luftës.  Për realizimin e saj janë angazhuar studentët e aktrimit nga Gjakova. Regjinë e kësaj shfaqje e ka bërë Butrint Pasha, ndërsa interpretuan aktorët e rinjë gjakovar Yllka Lota dhe Besfort Berberi. Drama është e bazuar në një ngjarje të vërtetë, thotë tekst-shkruesja Shkëndije Hoda.

“Drama kushtuar invalidit të luftës na bën me dije se ku kanë mbetur vlerat e luftës”- tha Hoda.