Site icon Gjakovapress

Kujtohet masakra e një dhe dy prillit 1999

Në Gjakovë të martën po  kujtohet njëra ndër masakrat më të mëdha të bëra gjatë luftës së fundit në Kosovë, ndaj popullatës së pambrojtur  civile. Bëhet fjalë për  masakrën  në natën ndërmjet  një dhe dy Prillit e vitit 1999, ku vetëm brenda një nate në lagjen Qerim të Gjakovës,  janë vrarë, dhe masakruar nga forcat serbe 60 qytetarë të Gjakovës.

Ky veprim makabër i forcave policore dhe paramilitare serbe do të mbetet në historinë e shkruar të Kosovës, si njëra ndër masakrat më famëkeqe ndaj popullatës së pambrojtur. At natë të kobshme  14 vite më parë, vetëm në  familjen Vejsa nga barbaria serbo-malazeze u masakruan 20 persona  në mesin e të cilëve ka pasur  fëmijë nga mosha 1 vjeçare, ndërkaq 9 prej tyre ishin gra.

Në 14 vjetorin e këtij akti kriminal gjatë orëve të paradites janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora me lule mbi varret e viktimave. Ndryshe, fillimi i muajit prill të vitit 1999, kujtohet edhe për eksodin e madh të shqiptarëve në Kosovë, të cilët u dëbuan me dhunë nga vatrat e tyre shekullore.

Exit mobile version