Gjakovapress

Kupa e futsallit të Kosoves shkon në Pejë

 
LiburnNdeshja e tretë dhe vendimtare, që përcaktoi kampionin në superligën e Kosovës në Futsall për sezonin 2013-2014 ndërmjetë “Liburnit”  dhe  “Besës” së  Pejës, përfundoi pas ekzekutimit të penaltive me fitoren e mysafirëve 8  me 10. Loja u zhvillua mbrëmë në Pallatin e Sporteve Shani Nushi në një atnmosferë të zjarrtë sportive, ku nuk mungoi asnjë cast mbështetja e tifozerisë së dyja skuadrave. Takimin e mbrëmshëm e kanë shoqëruar edhe disa momente tensionuese në fushë dhe tribuna.  Ndeshja ishte mjaftë atraktive, me aksione të shpejta dhe gola të bukur. Në kohën  e  rregullt takimi përfudnoi me rezultat të barabart 4:4 e pastaj fituesi nuk u shpall pasi edhe në vazhdime dy herë nga pesë minuta, të dyja ekipet shënuan nga një gol. Penaltitë përcaktuan kampionin e Kosovës. Pejanët ishin më të sakt në gjuajtjet nga gjashtë metra dhe kështu morën me vete edhe Kupën e fituesit.
Të kujtojmë se kjo ishte  ndeshja e tretë me radhë e dy ekipeve më cilësore të futsallit të Kosovës. Ndeshjen e parë e kishte fituar  Liburni, pas ekzekutimit te penalltive me rezultat 5-3,ndersa ndeshjen e dyte Besa e kishte fituar me rezultat 7-5.
Finalja e futsallit të Kosovës në mes të Liburnit dhe Besës ka nisur me një minutë heshtje në nderim të futbollistit të ndjerë Triumf Shabani.

Exit mobile version