Tuesday, November 5, 2024
Aktuale

Kur do të funksionalizohet Aeroporti Gjakovës?

aeroporti 1Anipse gjakovarët ka vite që shpresat për një  zhvillim ekonomik i kishin përqendruar tek hapja e Aeroportit të Gjakovës, funksionalizimi i tij  po vazhdon të hasë në shumë pengesa dhe kundërshtime nga institucione dhe individë të ndryshëm, kryesisht jashtë Gjakovës. Krahas pengesave, konkretisht zvarritjes institucionale që po ja bën qeveria e Kosovës, edhe ekspertë të ekonomisë dhe të aviacionit kanë dalë kundër idesë që Gjakova të ketë aeroport të vetin, raporton Radio Gjakova.

Aeroporti total-1387391394Ibrahim Rexhepi, ekspert i ekonomisë, ka thënë se Kosova nuk ka nevojë edhe për një aeroport të dytë. Sipas tij, funksionalizimi i Aeroportit të Gjakovës do ta dëmtonte rëndë afarizmin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës dhe logjika e hapjes së një biznesi të ri për ta dëmtuar një biznes ekzistues është logjikë e gabuar. Edhe eksperti i aviacionit Valbon Sejdiu ka thënë se Aeroporti i Gjakovës nuk mund të funksionalizohet si i pavarur, por e vetmja zgjidhje është që i njëjti t’i epet në koncesion kompanisë që e menaxhon aeroportin e Prishtinës, në mënyrë që të njëjtin ta përdorë si aeroport rezervë dhe për fluturime kargo.

Por, të gjitha këto arsyetime janë të pa baza për zyrtarët komunal. Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari–Lila, në të gjitha rastet kur ka folur për aeroportin e Gjakovës ka thënë se ajo dhe komuna do të insistojnë deri në pafundësi që ky aset me mjaft rëndësi të funksionalizohet, si njëra ndër të paktat mundësi për zhvillimin ekonomik të komunës sonë.