U prezantuan edhe këngëtarët mysafirë: Ismet Peja, grupi Ashikët, Edi Furra, grupi polifonik i Himares, Vesa Smolica, Gentian Gojani, Rroni Sadiku e tjerë. Interpretimet e bukura, disa prej të cilave u dirigjuan nga Alfred Kaqinari, para artdashësve që kishin mbushur sallën, sollën muzikën kombëtare nga çdo cep i trojeve shqiptare. Koncerti është mbyllur me këngën tashmë himn shqiptar, “Xhamadani vija-vija” në interpretim të gjithë pjesëmarrësve të programit duke kujtuar kështu edhe vitin mbarë kombëtarë të Skenderbeut.
Ansambli muzikor Shkelzen Doli nisi me qëllim që ta begatoj muzikën shqipe dhe si i tillë do të jetë vend që do t’ i tuboj këngëtarët dhe instrumentistët e më vonë edhe valltarët më në zë të trevave shqiptare.