Monday, December 30, 2024
FejtoneKulturë

KUR VETERANËT NDAJNË GËZIMIN PËR FESTËN E SHKOLLËS

Impresione

 

 

 

Kur nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës fillore “Yll Morina” kremtojnë  festën e shkollës këtë e bëjnë me  veprimtari të shumta kulturore e sportive. Ato nisin me vënien e kurorave dhe homazheve në varrin e dëshmorit Yll Morina, emrin e të cilit me krenari e mban kjo vatër arsimore, për të vazhduar pastaj me programe kulturore e artistike që me përkushtim i  përgatisin nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës. Për të përgëzuar për sukseset e arritura në procesin edukativo arsimor thërrasin edhe  veteranet e kësaj shkolle.

 

Këtë radhë një kremte të shkollës e regjistruam me këtë foto të disa prej veteranëve të shkollës. Ata i takuam në hapësirat e shkollës tek kuvendonin e kujtonin rritën e arsimit shqip, angazhimin e tyre ndër vite për arsimin dhe edukimin e  brezave të rinj.

Kur i shikon bashkërisht, sot në moshën e pleqërisë, të thinjur nga mosha por të “rinj” nga dashuria për arsimin,  tek japin ndonjë këshillë për mësimdhënësit e rinj, na kthehen kujtimet e para 40 vitesh, kur të njëjtit me ditar në dorë, atëherë në shkollën e vjetër “Mustafa Bakija” po i mësonin vogëlushët me 36 shkronjat e gjuhës shqipe. Na kujtohen këshillat për nxënësit që ua “shkruanin” perspektivën e jetës, për tu bërë të zotët e vetvetes.

Gjithë ata nxënës që mësuan nga këta veteranë arsimi gjakovar si dhe nga shumë e shumë të tjerë para dhe pas këtyre brezave, kur e shikojnë këtë foto, ose do të jenë në ordinancë specialistike në punë si mjek, si inxhinier, biznesmen, punëtorë apo profesionist të fushave të ndryshme.

Ata janë të lumtur që janë pjesë e arritjeve të mëdha të nxënësve të vet, nxënësve që i brumosën nga bankat e shkollës fillore  me idealet e larta patriotike, për  Kosovën e lirë dhe të pavarur që sot po e gëzojmë, e për të cilën e  dhanë edhe jetën, siç është dëshmori Yll Morina.

 

Foto për kujtim para shkollës “Yll Morina”:

Veteranet e SHF Yll Morina (1)
Rendi i poshtëm : Hylkije Vula, Igballe Nela, Melihate Dobruna, Sabrije Luzha, Kimete Saraqi, Aliriza Boshnjaku, Neshet Hoxha.
Rreshi i dytë : Avni Xërxa, Nanije Nixha, Arberije Nagavci,  Zyrafete Shasivari, Handane Kolqi dhe Nashide Kamishi.
Lartë :Iljaz Daija, Sefidin Roka e Fatlik Peni .