Kur vjen vjeshta në midis të Gushtit!!!
Dy netët e shkuara kanë kaluar me temperatura të ulëta që janë të pazakonta për këtë periudhë viti. Gardëroba ka ndryshuar duke e marrë “ngjyrën” e vjeshtës, ndërsa në objektet hoteliere vetëm duhangjinjtë kanë mundur ti përballojnë freskisë!
Sipas Institutit Meterologjik të Kosovës temperaturat minimale po lëvizin nga 9-11 gradë Celsius, derisa të njëjtat në viset malore lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius. Kjo flet më së miri për mbrëmjet e ftohta të Gushtit, muajit që kishte filluar edhe me 36 gradë!
Kur kihet parasysh se nëpër lagje dëgjohen gjithnjë e më tepër zhurmat e sharrave që përgatisin drutë e dimrit dhe goldonët me speca e domate, në Gjakovë ka filluar të vjen “era” vjeshtë! 15 Gushti është edhe një ditë e valës së pushuesve drejtë bregdetit. A do të marrin pushuesit me vete edhe jorganët, kjo është pikëpyetje!!!